MENU
klinika

Një nga 9 destinacionet kryesore

‘Financial Times’ rendit Shqipërinë mes vendeve që duhen vizituar në 2020

09.01.2020 - 08:25

Prestigjiozja “Financial Times” rekomandon 9 destinacionet kryesore të vitit 2020, që duhet vizituar.

Ndër tyre rendit edhe Shqipërinë.

Por çfarë do të gjejnë turistët në Shqipëri? Sipas “Financial Times”, Shqipëria tërheq vizitorët me bukuritë natyrore, por jo vetëm.

“Malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e lashta, por edhe mikpritja. Për aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë janë Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik, por edhe turet historike, sidomos në zonat e mbrojtura nga UNESCO” thuhet ndër të tjera.

Veç Shqipërisë, renditen edhe Norvegjia, Çadi, Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar dhe Uruguai.