MENU
klinika

"Do zëvendësohen godinat e rrënuara nga tërmeti"

Firmoset marrëveshja, Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç

11.01.2020 - 10:18

Kryeministri Edi Rama priti këtë paradite ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, pas goditjes nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Turqia do t’i ndërtojë këto banesa në zonën e Laçit, duke shtuar se do të bëhet një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane.

“Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentin Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane.

Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull. E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama.