MENU
klinika

“Goditje me ‘thikë’ e trefishtë”

Fjalët prekëse të O’Neal për “vëllain” Bryant

30.01.2020 - 13:30

Nuk u ka besuar syve nga ajo që ka lexuar, madje u zemërua me nipin që i dha lajmin e kobshëm të aksidentit të Kobe Bryant, por Shaquille O’Neal bën premtimin e madhe pas këtij dedikimi…

“Isha në shtëpi dhe po stërvitesha të dielën, kur erdhi nipi im dhe më tregoi telefonin, teksa qante. U zemërova me atë, i thashë të ma hiqte nga sytë atë telefon: jetojmë në një botë ku çdo gjë mund të ndryshohet me photoshop dhe nuk doja ta besoja” – tregon në fillim “Shaq”.

kobe bryant dhe o'neal
kobe bryant dhe o’neal

“Më dukej një shaka idiote. Më pas kanë ardhur telefonatat që kanë konfirmuar gjithçka. Nuk ndieja një dhimbje kaq të madhe brenda vetes prej kohësh.

Emrat tanë do të jenë të bashkuar përgjithmonë për atë që kemi bërë. Njerëzit pyesin gjithmonë për marrëdhënien tonë dhe unë u përgjigjem se është si marrëdhënia im me Barkely-n. Dy personalitete të forta që arrijnë të ndjekin objektivat e tyre, por pa humbur respektin për njëri-tjetrin.

Ka qenë një goditje me thikë e trefishtë, sepse, pasi kam kuptuar se tragjedia ishte e vërtetë, kam shkuar në internet dhe kam lexuar se në helikopter ishte edhe Rick Fox. I kam telefonuar dhe nuk më është përgjigjur…Kam pyetur veten çfarë dreqin po ndodhte.

Më pas erdhi goditja përfundimtare: e vogla Gigi… Sa herë që takoja Kobe-n me vajzat e tij, u thoja ‘Ja ku është xhaxhai Shaq’, për t’i bërë që të qeshnin. Është shkatërruese.

Gjithë kjo situatë më ka bërë të mendoj se nuk ka asnjë kuptim që të mbash gjëra për vete në jetë, të mos i thuash gjërat. Punojmë shumë, themi se nuk kemi kohë dhe e marrim gjithçka për të mirëqenë. Edhe me ju nuk kam folur shumë, jo aq sa duhet.

Një nga gjërat që më dhemb më shumë është se nuk do të kem mundësinë të bëj shaka me të në ceremoninë e Hall of Fame. Nuk do të kem mundësinë ta dëgjoj të më thotë ‘Unë kam fituar pesë tituj dhe ti vetëm katër’.

Nuk do të mund t’i themi njëri-tjetrit se po të kishim qëndruar bashkë do të mund të kishim fituar dhjetë tituj. Nuk mund të kthehemi mbrapa. Dreqi e mori!

Nuk e keni idenë sa dëshirë kam t’i flas përsëri. Punoj shumë, por duhet të gjej kohën për t’u thënë njerëzve se i dua. Ah, në fund Rick Fox më ka telefonuar, dhe i kam thënë se i doja të mirën.

Nga ky moment e në vazhdim do të kërkoj t’u them njerëzve se i dua, në vend që ta shtyj gjithmonë për më vonë, sepse nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në këtë jetë” – përfundon O’Neal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ish-basketbollisti Gazmend Çaçi

“Po tentonim të sillnim Kobe Bryant në Shqipëri”

Po mblidhen firma nga tifozët

Dy ide për të përjetësuar Kobe Bryant