MENU
klinika

Deklarata e përbashkët

Fuqitë e mëdha kujtojnë masakrën e Reçakut

16.01.2020 - 08:45

Përmes një deklarate, ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë kujtuar masakrën e Reçakut në Kosovë.

Në deklaratë thuhet se ishte pikërisht kjo masakër që përfundimisht aleatët e NATO-s të ndërhynin  dhe t’i jepnin fund katastrofës njerëzore që po kryenin trupat ushtarke serbe mbi qytetarët e Kosovës.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se këto shtete i kujtojnë me nder viktimat që u vranë nga serbët në Reçak dy dekada më parë, ndërsa shtojnë se duhet punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të sigurt. 

“Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.” thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Deklarata:

Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, 14 janar, 2020

Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare.

Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Recak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm.

Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend “i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.” Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vuçiç si Gebelsi i Gjermanisë naziste!”

Cakaj i revoltuar: Mohimi i Reçakut, akt kriminal!

"S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë"

BE-ja reagon pas deklaratave të Vuçiçit për masakrën e Reçakut


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi