Fituesja e “Festivalit të RTSH-së” një vit më parë, Jonida Maliqi, i dorëzoi këtë vit trofeun e fitores Arilena Arës, e cila u shpall fituese e Festivalit të 58-të.
Mirëpo, revoltimin e fansave të këngëtares Elvana Gjata, e cila ishte pretendente për çmimin e parë, duket se e ka ndjerë edhe Jonida.
Në një intervistë për “Rreze Dielli”, këngëtarja ka treguar se pas dorëzimit të trofeut, fansat e Elvanës i janë kthyer edhe asaj kundër.
“Më janë kthyer edhe mua kundër. Në fakt unë jam artiste. Nuk isha pjesë e jurisë, si artiste rrallë herë bëj qoka, por kur kam preferencat e mia e them. Nëse një performancë më emocionon, patjetër që dua ta ndaj me publikun.
Për faktin që Arilena është një vajzë 21 vjeçare, këndon shumë mirë live, me një këngë të mrekullueshme, postova një story me këngën e saj dhe citova fjalët: ‘Nuk ka mundësi kaq e re, me kaq shumë talent’. Jam e lutmur që ia dhashë asaj çmimin, me Elvanën kam një raport më miqësor.
Pas festivalit ashtu sikurse fola për Arilenën, fola dhe për të. Fansat adoleshentë, aspak të edukuar, me një zhargon rruge më hidhen pse postova këngën e Arilenës. Edhe sikur të kishte fituar Elvana, fansat me profil fake duan të bëjnë analistin.”- ka treguar këngëtarja.