MENU
klinika

Ecuria e punimeve

FSHZH/ Ndërtimi i rrugës, rigjallërimi i bizneseve

15.01.2020 - 11:13

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po investon për ndërtimin e rrugës Pogradec-Tushemisht.

Kjo ndërhyrje pritet të ketë një ndikim pozitiv në turizëm, me synim nxitjen dhe rigjallërimin e bizneseve të vogla, përgjatë rrugës dhe përfshirjen e banorëve të zonës në punësim.

Duke sjellë një përmirësim të kushteve të jetesës, përmes rritjes së ekonomisë familjare dhe lokale. Fshati Tushemisht ndodhet vetëm 6 km larg Pogradecit, ku “Zonja nga qyteti” dhe peizazhi piktoresk mirëpresin vizitorë vendas dhe të huaj.

Tashmë ky destinacion do të arrihet më shpejt dhe më lehtë, pasi rruga lidhëse mes tyre është në proces rikonstruksion në kuadër të programit “rrugët lidhëse rajonale”, me financim të qeverisë shqiptare, Bankës Botërore dhe BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

Deri më tani janë realizuar ndërtimi i 4 tombino së bashku me muret portal në hyrje dhe dalje. Gjithashtu është realizuar gërmimi i dheut në kasonetë, rulimi i kasonetës dhe vendosja gjeotekstil dhe gjeogrid.

Rruga Pogradec-Tushemisht është pjesë e rëndësishme e infrastrukturës së bashkisë së Pogradecit. Me herët gjendja e saj ishte tepër e amortizuar, me gropa dhe shtresa asfaltimi të dëmtuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikonstruksioni i rrugës që lidh dy fshatrat

FSHZH/ Investimi i rradhës synim zhvillimin e bujqësisë

Bashkimi i dy rrugëve nacionale

Projekti i FSHZH/ Përfitojnë 129 mijë banorë