MENU
klinika

Veçoritë e telefonit

Galaxy S20 do të ketë më shumë memorie RAM sesa kompjuteri juaj

14.01.2020 - 20:08

Spekulimet rreth Galaxy S20 janë shtuar në ditët e fundit dhe përflitet për një model S20 Ultra 5G i cili do të ketë specifika ekstreme.

Sipas forumit XDA ky model vjen me 16GB RAM dhe me shumë gjasa është më tepër sesa vetë kompjuteri që ju përdorni.

Është diçka e tepërt për shumë njerëz, por e dobishme për ata që përtojnë të mbyllin aplikacionet në sfond. Sistemi i kamerave do të jetë marramendës. Sensori 108-megapiksel i Samsung është një krijim më vete.

Kamera sekondare do të jetë 48-megapiksel me 10X zmahdim optik shoqëruar nga një kamër 12-megapiksel me kënd super të gjerë.

Samsung do ta pozicionojë modelin Ultra një shkallë më lart S10+ duke mos kufizuar aspak entuziastët të cilët janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo për të pasur telefonin më të fuqishëm.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!