MENU
klinika

Hyrjet e shtetasve nga Kosova, Maqedonia...

Gjatë 2019 fqinjët shtuan vizitat

24.01.2020 - 10:56

Vendet fqinje kanë rritur hyrjet në Shqipëri gjatë vitit 2019. Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, hyrjet nga Kosova kanë njohur rritje, pavarësisht tendencës rënëse që dukej në disa muaj të veçantë të vitit.

Referuar të dhënave, rezulton se në Shqipëri gjatë vitit 2019 ka pasur 2 milionë e 246 mijë e 540 hyrje nga Kosova. Në krahasim me vitin e mëparshëm( 2018) hyrjet nga Kosova kanë njohur rritje me 7.6 %.

Në fakt, hyrjet nga Kosova mbajnë vendin e parë për nga lista e hyrjeve në vend.

Edhe nga Maqedonia e Veriut rezulton se ka pasur një rritje të hyrjeve. Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, hyrjet nga Maqedonia e Veriut ishin 753 mijë e 533 duke njohur një rritje me 10.7 % në krahasim me vitin 2018.

Edhe nga Greqia ka një rritje të hyrjeve gjatë vitit 2019. Referuar të dhënave hyrjet nga Greqia ishin 467 mijë e 745, me një rritje 8 % në krahasim me vitin paraardhës.

Hyrjet nga Mali i Zi rezultojnë 366 817 duke njohur gjithashtu një rritje me 2.7 % në krahasim me vitin 2018.