MENU
klinika

Ja dyshimet e para...

Gjendet e vdekur 14-vjeçarja në Berat

02.01.2020 - 09:28

Një 14-vjeçare nga fshati “Syzezë” në Urë-Vajgurore Berat ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme.

Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Viktima E.Ç., 14-vjeçe është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide por këto janë dyshimet e para, deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.