03.01.2020 - 16:16
Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Kuçovë.
Viktima është 67-vjeçari Bardhyl Ali, i cili jetonte vetëm me gruan.
Ka qenë kjo e fundit, që ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë në banesë, duke njoftuar menjëherë policinë.
Uniformat blu dhe ekspertët kanë mbërritur në banesë dhe kanë nisur hetimet, ku nga të dhënat e para dyshohet për vdekje natyrale, pasi mendohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak.
Viktima jetonte në lagjen “1 Maji”, të qytetit të Kuçoves, vetëm me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Investimet e NATO-s në Shqipëri
“Një lajm i mirë”, Rama: Në Shqipëri do ndërtohet baza e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor
Vihet në funksion baza ajrore