MENU
klinika

I dënuar me burg përjetë

Gjykata e Krujës liron ish-kreun e bandës së Durrësit

14.01.2020 - 16:50

Gjykata e Krujës liron me kusht Endrit Doklen, të dënuarin me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit.

Vendimi u mor mesditën e së martës nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë.

Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike, që mbeten për t’u sqaruar.

kolana e librave

Vendimi i gjykatës që është në vazhdën e një sërë vendimmarrjesh të shumë diskutuara të sistemit të drejtësisë, pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës. Burime pranë institucionit të akuzës, thanë se gjykata ka vendosur në zbatim të gabuar të ligjit, e për këtë shkak do t’i drejtohen Apelit.

Por ndërsa, institucionit do vijojnë përplasjen mes tyre, Endrit Dokle, tashmë ka rifituar lirinë.
Dokle, i njohur si kundërshtari i Lulzim Berishës, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasjes. Ai u arrestua në 2005 dhe u cilësua fajtor për disa krime të rënda, kryesisht vrasje.

Gjatë kohës që ndodhej në qeli, Dokle mori një tjetër dënim, për trafik droge, pasi u provua se drejtonte nga qelia një grup të strukturuar kriminal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veliaj kurorëzon martesën

Martohet djali i ish-deputetit të PS