MENU
klinika

Spektakli

Golden Globes 2020/ Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq

06.01.2020 - 09:54

Të dielën në mbrëmje, yjet e Hollivudit dhuruan spektakël në tapetin e kuq të edicionit të 77-të të Golden Globes që u mbajt në Los Angeles.

U duk sikur kodi jozyrtar i veshjes ishte e zeza, e bardha dhe e kuqja, pasi shumica e veshjeve ishin në këto 3 ngjyra.

Të famshmet që u renditën në listën e të veshurave më bukur ishin Reese Witherspoon, 43 vjeç, Jennifer Aniston, 50 vjeç, Margot Robbie, 29 vjeç, si dhe Kerry Washington, 42 vjeç.

Pas nuk qëndronte Scarlett Johansson, 35 vjeç, e cila kishte ndryshuar look dhe ishte bërë brune e veshur me një fustan të kuq të shndritshëm të Vera Wang.