MENU
klinika

Ja kur do të ndalojnë së funksionuari

Google u jep lamtumirën aplikacioneve të Chrome

16.01.2020 - 09:55

Google lajmëroi se aplikacionet e Chrome do të ndalojnë së funksionuari. Në Qershor të 2022 ato do të largohen përgjithnjë.

Në fakt ishim në dijeni që aplikacionet Chrome nuk do të funksionojnë në Windows, macOS dhe Linux por sot Google tha se edhe në Chrome OS nuk do të ofrohen më.

Një aplikacion Chrome është i bazuar në ueb që mund ta instaloni në Chrome dhe ngjan e kryen funksionet sikur ta lançonit nga një desktop. Për shembull është aplikacioni Pocket, qëkur e instaloni hapet në një dritare më vete duke e bërë të duket sikur Pocket është një aplikacion më vete.

Megjithatë ky ndryshim nuk ka për të ndikuar në eksperiencën e shfletimit. Në këtë pikë shumica e aplikacioneve nuk përdoren ose janë thjeshtë aplikacione uebi.

Në raste më të rralla mund të përdorni aplikacionet progresive të cilat janë uebsajte të ruajtura në kompjuter dhe kanë disa funksionalitete offline.