MENU
klinika

Ekaterini Sakelaropulu zëvendëson Pavlopulos

Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit

22.01.2020 - 11:15

Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit. Mësohet se në krye të shtetit helen do të jetë Ekaterini Sakelaropulu.

Mediat greke raportojnë se Sakelaropulu u zgjodh presidente me 261 pro dhe 33 abstenim, duke zëvendësuar Prokopis Pavlopulos.

Posti i presidentit në Greqi është kryesisht simbolik, ndërkohë që mandati pesëvjeçar i Prokopis Pavlopoulos, përfundon më 13 mars.

Katerina Sakelaropulu është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA, ndërsa ajo u propozua nga kryeministri Micotakis, kandidaturë që u mbështet gjerësisht.

Katerina Sake-Laro-Pulu, gjykatëse e lartë dhe pjesë e Këshillit të Lartë të shtetit shërben në drejtësinë greke prej 36 vjetësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Përmbledhja ditore e rajonit

A do të ketë Dejton të ri për Kosovën?