MENU
klinika

NBA

Harden magjik për Houston, Bucks kthehen te fitorja

09.01.2020 - 11:43

Skuadra kryesuese në Konferencën e Lindjes në NBA, Milwaukee Bucks, rikthehet te fitorja, teksa mmposhti 107-98 nënkampionët e Golden State.

Tjetër ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 30 pikë e 13 rebound. Bucks humbën një sfidë pas 5 fitoreve radhazi, por u rikthyen shumë shpejt te suksesi.

Ndërsa skuadra e Houston Rockets, me një “triple double” të James Harden, mposhti 122-115 Atlanta. “Mjekroshi” realizoi 41 pikë, 10 rebound e 10 asist, në një ndeshje të dominuar nga ekipi teksan, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Young për Atlanta.

Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mundi 129-114 Boston, sfidë e dominuar nga Spurs, ku u dallua DeRozan me 30 pikë.

Sukses në sekondat e fundit për Denver, që mposhti 107-106 Dallas, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Doncic realizoi 27 pikë e 10 asist për Dallas, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Denver u dallua Jokic, autor i 33 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN