MENU
klinika

Tregon i pikëlluar arsyen

Harry mban fjalimin e parë pas largimit nga familja mbretërore

20.01.2020 - 12:11

Pasi lajmi nga familja mbretërore u bë publik, Harry është shfaqur për herë të parë.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare ai ka folur me dhimbje të madhe për largimin e shumëpërfolur dhe u shpreh se vendimi ka qenë shumë i vështirë për t’u marrë.

Harry tregoi se i ka mbetur një brengë e madhe, pasi ai ka shpresuar që edhe pas heqjes së statusit mbretëror, të vazhdonte t’i shërbente mbretëreshës, por kjo gjë sipas rregullave nuk është e mundur.

“Për fat të keq, kjo nuk ishte e mundur,” tha ai i mërzitur.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe është një vend që unë e dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Jam rritur duke ndjerë mbështetje nga të gjithë ju, dhe kam parë sesi e keni mirëpritur krahëhapur, Meghanin”, tha ndër të tjera Harry, ndërsa tume shpërthyen në brohoritma.

Më pas ai shtoi se një ndër arsyet e largimit ka qenë Meghan, e cila nuk po përshtatej dot me situatën e krijuar në media dhe sfidat që asaj i janë dashur të kalojë kanë qenë të shumta.