MENU
klinika

Çfarë dyshohet?

HEC-et në Mirditë/ Zjarr godinës ku qëndronin rojet

03.01.2020 - 10:19

Në Kurbnesh të Mirditës, në vendin që do të ndërtohen HEC-et, banorët janë të irrituar dhe kanë protestuar disa herë kundër ndërtimit të tyre. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin godinës ku qëndronin rojet që ruanin makineritë e firmës.

Vendqëndrimi i rojeve të firmës që po ndërton hidrocentralet në Kurbnesh të Mirditës dhe Zall Gjocaj të Matit është shkrumbuar nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 31 dhjetorit. Fatmirësisht flakët nuk u përhapen në objektet e tjera të firmës.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por nuk përjashtohet mundësia e zjarrvëniës së qëllimshme, pasi banoret e kanë kundërshtuar në vazhdimësi ndërtimin e HEC-eve në zonën e tyre. Ata kanë zhvilluar disa protesta ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë dhe drejtuesit e firmës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mos i shkatërroni lumenjtë"

Banorët kundër HEC-eve në Mirditë