Nëse yjet e tjerë të sportit janë të fiksuar pas makinave luksoze, jahteve apo avionëve, Kobe Bryant ishte i fiksuar me helikopterin e tij, me të cilin udhëtonte shpesh.
Një herë ai trembi për vdekje drejtorin e përgjithshëm të Lakers, Rob Pelinka. Kobe urdhëroi pilotin e tij të bënte manovra ushtarake me helikopterin, madje fiku fare edhe motorin e helikopterit ndërkohë që ishin ende në fluturim.
“Po më kalonte jeta para syve. Për pak sa nuk pësova një atak në zemër. Ndërkohë, Kobe qëndronte i ulur përkrah meje, krejt i qetë dhe i përmbajtur”, – rrëfen vetë Pelinka.
Zakonisht ish-superylli i NBA e përdorte helikopterin për të udhëtuar për në ndeshjet që Los Angeles Lakers luanin në shtëpinë e tyre gjatë kohës kur ai ishte ende aktiv.
Në vitin 2012 ai e përdori atë për të transportuar një shokun e tij të ekipit, Steve Blake, për te takimi me doktorin. Bryant pranonte se parapëlqente të udhëtonte me helikopter ato 49 milje deri në “Staples Center”, ku luante ndeshjet LA Lakers.
“Ndonjëherë ka disa gjëra që nuk mund t’i humbasësh. Si përshembull ndeshja e futbollit e vajzës time. Sepse po sikur të humbas golin e saj të parë?”, – deklaronte Kobe, që pranoi se nuk kishte drejtuar kurrë vetë helikopterin për në ndeshjet e vajzës.
Kobe Bryant 41 vjeç dhe vajza e tij Gianna 13 vjeç humbën jetën në aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kaliforni, teksa udhëtonin në bordin e helikopterit për në akademinë stërvitore.