MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Herë pas here kam dhimbje të forta barku. A duhet të vizitohem?

30.01.2020 - 11:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje. Herë pas here kam dhimbje të forta barku, të cilat pas 1 ose 2 ditësh zhduken dhe gjatë javës rifillojnë përsëri. A duhet të vizitohem tek një mjek?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme:   Dhimbja e fortë e barkut është jo thjesht një shqetësim i madh i të sëmurit por dhe një dilemë e madhe e mjekut. Kjo ndodh pasi shkaqet e kësaj dhimbje mund të jenë të shumta dhe të ndryshme. Për të diferencuar një dhimbje e cila shkaktohet nga një sëmundje kalimtare nga një dhimbje e cila shkaktohet nga një sëmundje që kërkon një diagnozë dhe një trajtim specifik duhen kryer disa ekzaminime klinike dhe instrumentale. E para, në këtë rast, është gjithmonë konsulta me mjekun Gastro-Hepatolog, i cili bazuar në të dhënat klinike do të përgatisë dhe planin e ekzaminimeve përkatës. Ky plan do të shërbejë për të përcaktuar diagnozën e saktë dhe si rrjedhim planin e trajtimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.