MENU
klinika

Nga The Washington Post

Hetimi i Trump po i tregon botës se Amerika…

22.01.2020 - 21:23

Që nga Watergate, presidentët dhe ndihmësit e tyre kanë paralajmëruar se gjyqi i fajësimit është destabilizues i politikës së jashtme. Por historia tregon ndryshe.

Skandalet presidenciale krijojnë pasiguri jashtë vendit, por vetë procesi duket se sjell stabilitet brenda vendit.

Mbrojtësit e presidentit do të argumentojnë që fajësimi dhe gjykimi janë të dëmshëm për imazhin e Amerikës jashtë vendit. Por provat nuk e mbështesin këtë.

Kundërshtarët e huaj, për të qenë të sigurt, janë oportunistë. Ata përfitojnë nga përçarjet dhe mosmarrëveshjet në Shtetet e Bashkuara.

Kujtimet e shkruara nga dy presidentët, të cilët u kërcënuan nga fajësimi, Richard M. Nixon dhe Bill Clinton. Ata përcjellin traumën e hetimit, por edhe përfitimet.

Kissinger, dhe Nixon shkruanin se procesi “i kishte treguar kombit dhe botës se Shtetet e Bashkuara ishin akoma në gjendje të respektoheshin në botë dhe të arrinin rezultate të rëndësishme pavarësisht Watergate.”

Kissinger përshkruante se si diplomacia e tij “teatrale” tregoi se “Amerika mund të mbijetojë dhe të ndërtojë akoma një botë më të mirë.”

Klinton gjithashtu kishte frikë nga efektet përçarëse të politikës së jashtme të procesit të fajësimit brenda vitit 1998 dhe në vitin 1999.

Megjithëse e kujtojmë 1998 si një kohë relativisht të qetë, viti përfshiu sulme terroriste të al-Kaedës në Ambasadat e SHBA në Afrikë dhe sulmet hakmarrëse të SHBA; bombardimi i vendeve të dyshuara të armëve kimike dhe biologjike në Irak; diplomacia intensive izraelite-palestineze; luftërat në Afrikë; një provë raketore e Koresë së Veriut; dhe pasojat e një krize financiare aziatike.

Qëndrueshëria pas dramave të Nixon dhe Klinton, dhe tani me Trump, është bindja e presidentëve që ata nuk kanë kryer ndonjë vepër të padrejtë dhe se procesi është një turp politik.

Klinton deklaroi në kujtimet e tij se fajësimi i tij ishte “një veprim i motivuar politikisht nga një parti mazhoritare në Kongres që nuk mund të frenonte vetveten.”

Dhe kështu vazhdon historia.

Hetimi është një proces politik për zhdukjen e pretendimeve për shpërdorim të pushtetit. Por e kaluara na tregon se procesi ndihmon  se në zhdukjen e “etheve”, në vend të përkeqësimit të tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al