MENU
klinika

E rëndë në Gjirokastër

Hidhet nga 40 m lartësi nga, ndërron jetë 70-vjeçari

19.01.2020 - 10:40

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ku një 70-vjeçar është hedhur nga ura e ‘Ali Pashës’ dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dunavat.

Mësohet se i moshuari, Servet Koçiu, është hedhur nga një lartësi prej 40 metrash, ndërsa ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet që e shtynë viktimën të ndërmerrte aktin ekstrem.