MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Hidhet shorti, Barcelona dhe Real mësojnë rivalët

24.01.2020 - 13:50

Kupa e Mbretit mbrëmë dhuroi surprizën e madhe, ku Atletico Madrid u eliminua nga Leonesa. Me vuajtje u kualifikuan edhe Barcelona dhe Real Madrid, të cilat janë njohur sot me shortin e 1/8 finale.

Real Madrid do të ketë një përballje me Real Zaragozën në transfertë, ekip pretendent për t’u rikthyer në La Liga sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, Barcelona do të luajë në shtëpi, ku pret Leganes.

Short i lehtë për Valencian, që do të përballet me surprizën Leonesa, Gjithashtu, Sevilla ishte me fat, pasi do të luajë ndaj Mirandes. Kujtojmë që këtë vit ndeshjet janë tek ndeshje deri në gjysmëfinale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njihuni me çiftet e Kupës së Mbretit

I bie shorti me Real Madrid, feston ekipi modest