MENU
klinika

Kroacia merr presidencën e BE-së

Historike!/ Soreca: Me rëndësi miratimi i reformës zgjedhore

20.01.2020 - 11:08

Me rastin e marrjes së Presidencës së BE-së nga Kroacia, është mbajtur një aktivitet në Tiranë nga ku janë dhënë mesazhe të rëndësishme edhe për Shqipërinë.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca theksoi se miratimi i reformës zgjedhore në Shqipëri është me rëndësi për hapjen e negociatave.

Ai deklaroi se vijimi i reformave është i domosdoshëm, ndërsa e cilësoi historike marrjen e Presidencës së BE nga Kroacia.

“Nuk ka mbetur shumë kohë për të arritur ata gurë kilometrikë që duhen deri në pranverë. Pas tërmetit të tmerrshëm të nëntorit, KE do të organizojë një konferencë donatorësh në 17 shkurt në Bruksel. BE do vazhdojë të punojë me BB për vlerësimin e pasojave pas tërmetit.

Ky raport i vlerësimit të nevojave është i rëndësishëm e do të sjellë besim tek donatorët. Kemi mundësi që Kroacia si partnerë ta drejtojë punën dhe ta çojë përpara. Anëtarësim në BE sjell zhvillim ekonomik”, tha ndër të tjera ambasadori Soreca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një Shqipëri më e sigurt, do të thotë një Evropë më e sigurt”

19 mln euro për luftën ndaj krimit, BE mbështet policinë shqiptare

Soreca tregon ç'do ndodhë pas Janarit

15 mln euro nga BE ishin vetëm hapi i parë


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore