MENU
klinika

Detaje

Shkuan për të grabitur, e lidhin me litar dhe e vrasin natën e Vitit të Ri

07.01.2020 - 17:25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën, më 5 janar, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Nga banorë të zonës është bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur në rezervuarin e fshatit, këtë të martë, dhe dyshohet se është vrarë. Mësohet se ngjarja e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Por, këtë të martë, pasi kanë kërkuar gjithkund, familjarët kanë shkuar pranë rezervuarit, ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të gruas, të lidhur me litar. Mësohet se nga ana e bluve janë shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Viktima është 51-vjeçarja Drita Saliaj, e cila jetonte e vetme në banesë, pasi bashkëshorti i saj ishte emigrant.

Ngjarja ka ndodhur pas grabitjes në banesën e 51-vjeçares, teksa kjo e fundit dyshohet se i ka njohur autorët, që kanë qenë tre të rinj.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!