MENU
klinika

Renditja

Huazimet / Atalanta prin për numrin, Real për vlerën

23.01.2020 - 22:21

Huazimet janë bërë në modë tashmë vitet e fundit. Shumë skuadra të njohura marrin futbollistë në moshë të re, duke bërë kontrata afatgjata dhe më pas i huazojnë.

E ardhmja e tyre nuk është e shënuar, sepse klubi “mëmë” beson ende te rivlerësimi i tyre, përpara se t’i humbasë, ose më saktë, për t’i pasur të paktën 80% të tyre si një vlerë monetare për të përdorur në operacione të ndryshme shkëbimesh.

Aktualisht, skuadra që ka më shumë futbollistë të huazuar është Atalanta (52), edhe pse vlerën e kartonit më të lartë të tyre e ka Real Madrid.

“Merengues”, që sapo kanë shitur në formë huazimi me të drejtë blerje te Bayern Munich Alvaro Odriozola (kontratë deri në qershor 2020) ka rritur vlerën e futbollistëve në huazim deri në 230 mln euro, sipas të dhënave të Transfermarkt.it.

Një shifër më e lartë se Interi, e dyta në renditje në kuotën e 198,6 mln euro huazim, duke parë largimet e Mauro Icardit, Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic në verë. Vjen më pas Chelsea, Barcelona dhe surprizon Sassuolo në këtë renditje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për nga efikasiteti dhe jo çmimi

15 transferimet më të mira të dekadës së fundit