MENU
klinika

Motori përplaset me makinën

Humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Selanik

23.01.2020 - 19:44

Një motoçiklist shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident, pasi është përplasur me një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 20:30 në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela në zonën e Sindos në Selanikun perëndimor.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po ashtu bëhet e ditur se mjeti tjetër drejtohej nga një 21-vjeçar grek.

Shërbimet policore të Selanikut po hetojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti fatal ku humbi jetën shqiptari.