MENU
klinika

U operua në Turqi për të humbur peshë

Humb jetën oficeri i Policisë, familjarët akuzojnë mjekët

30.01.2020 - 20:52

Një oficer policie në Gjirokastër, Ylli Zaçe ka humbur jetën në Turqi pasi kishte shkuar për t’u operuar në stomak për të humbur peshë.

Mësohet se trupi i Ylli Zaçes, nga Tepelena do të rikthehet në Shqipëri sot në orën 21:00. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje teksa familjarët thonë se mjekët pretendojnë se ka vdekur nga një atak kardiak.

Por familjarët e 38- vjeçarit nuk mjaftohen me kaq teksa akuzojnë mjekët turq se kanë qenë ata shkaktarë të vdekjes së tij.