MENU
klinika

Reagimi i PD për vdekjen e ish-deputetit

“Humbëm një luftëtar të paepur për drejtësi shoqërore”

04.01.2020 - 13:01

Është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, ish-deputeti demokrat Ali Gripshi. Mësohet se Gripshi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike për Peqinin si dhe një nga deputetët më aktiv të PD-së në qarkun e Elbasanit gjatë viteve të para të demokracisë.

Së fundmi Gripshi mbante postin e Sekretarit të Partisë Demokratike në Peqin, ndërkohë për ndarjen e tij nga jeta ka reguar edhe kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili shprehu ngushëllimet familjes së Gripshit.

“Një luftëtar i paepur për drejtësi shoqërore, Ali Gripshi ishte shembulli i qytetarit të angazhuar që për dekada me radhë u shndërrua në frymëzim për dije e respektimin e të drejtave të njeriut. Breza të tërë të qytetarisë së Peqinit u rritën me pedagogjinë e Ali Gripshit, me iluminizmin dhe atdhedashurinë që ai përçonte edhe në kohën e diktaturës, kur varfëria synonte tjetërsimin e njeriut dhe shndërrimin e tij në një skllav të regjimit.

Me themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë, ai ishte i pari në Peqin që mori teserën e PD-së, ishte drejtues i grupit nismëtar që krijoi degën e PD-së në Peqin dhe u zgjodh kryetari i parë i saj në janar të 1991, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të parë Kombëtar të PDSH-së”-  tha Basha.

Me kontributin e Gripshit, Basha tha se “forcat demokratike regjistruan një fitore të thellë në Peqin, duke e rreshtuar atë plot meritë ndër bastionet e PD-së “Si një kurorëzim normal i këtij angazhimi shoqëror, erdhi edhe zgjedhja e Ali Gripshit si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin 1996”, tha ai.

Kreu i PD-së u shpreh se “Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur për thuajse 3 dekada në radhët e saj Ali Gripshin dhe ka gëzuar kontributin e pashoq të mësues Gripshit, Nderit të qytetit të Peqinit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN