MENU
klinika

I lënduari i parë

I plasi kapsolla në dorë, 60-vjeçari në Vlorë humb tre gishtërinjtë

01.01.2020 - 08:37

I lënduari i parë nga festa e ndërrimit të viteve është një 60-vjeçar nga fshati Bishan.

Ai ka dëmtuar gishtat e dorës pasi i ka plasur kapsolla e fishekzjarrit në dore.

I lënduari është transportuar në spitalin e Vlorës.

E njëjta situata është regjistruar edhe në Librazhd, ku një djalë 9-vjeçar është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë.

Në Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, dhe nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët.