MENU
klinika

"Do t'i bëj krenarë tifozët"

Inter godet sërish, prezanton lojtarin e radhës

23.01.2020 - 17:51

Pas Ashley Yong, Inter ka prezantuar futbollistin e radhës në merkaton e dimrit. Victor Moses është praktikisht i Interit, pasi ka kaluar edhe me sukses vizitat mjekësore.

Zyrtarizimi u vonua pasi në mes ishte edhe Fenerbahce, skuadra që zotëronte kartonin e tij dhe federimin në Turqi për gjashtë muajt e parë të sezonit.

Nigeriani vjen nga Chelsea në huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 12 milionë euro. 29-vjeçari ka folur fjalët e para si zikaltër, ku për Inter TV u shpreh:

“Është nder për mua të jem këtu dhe të jem lojtar i Interit. I falënderoj të gjithë për mirëseardhjen, mezi po pres që të filloj. Jam i lumtur që do të punoj përsëri me Conten.

Kam folur dhe më ka shpjeguar projektin e klubit. Dua të jem pjesë dhe jam i lumtur që jam këtu. Dua të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën. Do të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat dhe t’I bëjmë krenarë tifozët.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN