MENU
klinika

FSHZH: Nxit zhvillimin e agroturizmit

Investimet në aksin e ri që lidh Belshin me Cërrikun

16.01.2020 - 15:28

Investimet për aksin e ri që lidh Belshin me Cërrikun pritet të nxisin zhvillimin e agroturizmit dhe përmirësojnë ekonomitë familjare.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon lidhur me ecurinë e punimeve për aksin rrugor Grekan-Shelg-Gjyrale.

Ky aks lidh bashkinë Belsh me bashkinë Cërrik, duke nxitur aksesin e banorëve të këtyre zonave në shërbimet bazë dhe rritjen e ekonomive familjare, përmes tregtimit të produkteve bujqësore e blegtorale.

kolana e librave

“Deri më tani kanë përfunduar punimet për gërmimet, mbushjet në trupin e rrugës dhe hedhjen e shtresës së zhavorrit në të gjithë gjatësinë e saj. Ndërhyrja vazhdon për realizimin e shtresës së çakullit dhe për ndërtimin e portaleve të tombinove. Gjithashtu punimet kanë filluar dhe në ndërtimin e mureve pritës”- njofton FSHZH.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, projekti zhvillohet në kuadër të programit “infrastruktura vendore rajonale” në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.