MENU
klinika

I shpallur në kërkim nga policia për dëmet nga tërmeti

Ish-kreu i ALUIZNIT bën homazhe nga arratia për mikun e tij

20.01.2020 - 18:23

Ish-kreu i ALUZNIT në Durrës Flamur Gjuzi, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit, ka bërë sot homazhe nga arratia për ndarjen nga jeta e mikun e tij të ngushtë.

Flamur Gjuzi shkruan në “Facebook”-un e tij personal se u përcoll për në banesën e fundit miku e shoku i tij i ngushtë Ilir Tanko. Gjuzi nënvizon në mesazhin e tij se do të donte të ishte në varrim, por “i tillë është realiteti “.

foto galeri

Postimi i Flamur Gjuzit:

Zoti po merr te miret.

Mbas Gencit sot u percoll ne banesen e fundit shoku, miku vellai tjeter i imi Ilir Tanko.

Me fal qe nuk mund te te isha prane dhe te te thoja lamtumire sot , por ja qe ky eshte realiteti ne kete bote qe jetojme.

Lamtumire Ilir Ilirjan Tanko , ne zemren e te gjithe miqeve qe te deshen vertet do te jetosh pergjithmone.

Qofsh i xhenetit vella im

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dëmtimet në objekte kanë ardhur për këto arsye”

Arrestimet në Durrës, Prokuroria jep detaje