MENU
klinika

Shkrimtari i madh feston 84-vjetorin

Ismail Kadare propozohet për NOBEL sërish

28.01.2020 - 13:04

      Akademia e Shkencave në Shqipëri ka propozuar shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, për çmimin “Nobel 2020”. Propozim, drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi, vjen në 84-vjetorin e lindjes së shkrimtarit.

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se çmimet dhe titujt madhorë, të fituar rishtaz prej shkrimtarit, e përligjin plotësisht propozimin për Nobelin në Letërsi, Kadaresë, për vitin 2020.

Gjinushi: Çmimet letrare ndërkombëtare që ka fituar Ismail Kadare përgjatë dekadave, kanë qenë dhe janë prova themelore për objektivitetin e këmbënguljes sonë, për të propozuar në vazhdimësi nominimin e veprës së tij, si një vepër e denjë për të fituar çmimin “Nobel”. Vlerësimet ndërkombëtare për veprën e Kadaresë, jo vetëm nuk janë ndaluar, por kanë kulmuar vitin e fundit.

kolana e librave

Gjatë 2019, Ismail Kadare u shpall fitues i tre prej çmimeve më të rëndësishme letrare dhe intelektuale në shkallë botërore. Presidenti francez i dha titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Këto çmime dhe tituj madhore, të fituar rishtaz, e përligjin plotësisht propozimin tonë madhor, për t’i dhënë çmimin Nobel në Letërsi, Ismail Kadaresë, për vitin 2020.

Jemi të bindur, se propozimi ynë ka mbështetjen dhe shpreh dëshirën e tërë hapësirës shqiptare, pasi roli i veprës së tij në historinë e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar është i pazëvendësueshëm.

Prej vitesh, Kadare ka qenë kandidat për Nobelin në Letërsi, por pa mundur ta fitojë. Letërsia e Kadaresë është përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke e bërë atë shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN