MENU
klinika

Moderatorja në pritje të ëmbël

Jonida Vokshi nënë për herë të parë!

10.01.2020 - 13:15

Në muajin shtator të vitit që lamë pas, moderatorja Jonida Vokshi i dha fund beqarisë me partnerin e saj, Besnik Krapin.

Ceremonia e dasmës së tyre u bë kryefjala e mediave rozë dhe më pas çifti vendosi se do të jetojë mes Tiranës dhe Prishtinës.

Por ky vit i ri i ka gjetur tepër të emocionuar Jonidën dhe Besnikun, pasi janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Burime për revista “Who” bëjnë të ditur se pak muaj pas dasmës, Jonida është në pritje të ëmbël.

E pyetur para dasmës për planet e saj për t’u bërë nënë, Jonida shprehu dëshirën për sa më shumë fëmijë.

“Unë i dua shumë fëmijët, shumë. Kështu që sa më shumë aq më mirë. Nuk është se kam një numër për të thënë. Ne i themi në Tiranë: “Sa të ketë shkruajtur Zoti”!, u shpreh Jonida.

Kujtojmë se Jonidën do e shohim shumë shpejt në ekranin e “Top Channel”, si pjesë e jurisë së show-t me talente të reja “Top Talent”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet e kurorëzimit të çiftit

Dasma përrallore e Jonida Vokshit! VIP-at e ftuar