MENU
klinika

Ja çfarë duhet të keni parasysh

Ju bien flokët? Duhet të ndryshoni dietën tuaj ushqimore!

19.01.2020 - 21:59

Rënia e flokëve dhe hollimi i tyre është një fenomen i njohur teksa ne plakeni.

Që kjo të mos ndodhë, duhet të fillojmë nga një pikë e rëndësishme për flokë të shëndetshëm dhe siç mund ta merrni me mend fjalën e kemi për dietën ushqimore.

Të ngrënit mirë, rregullisht dhe sipas sasisë e kalorazhit të nevojshëm, do ju ndihmojë jashtë masë kundër rënies së flokëve, zbokthit apo problemeve me skalpin.

hair loss

Çfarë duhet të keni parasysh konkretisht? 

Proteina është një bllok ndërtimi vendimtar për të gjitha llojet e indeve, përfshirë edhe flokët. Sigurohuni që t’i siguroni trupit tuaj një sasi të mjaftueshme proteinash nga burime si qumështi, vezët dhe peshku.

Përfshirja e acideve yndyrore omega-3 dhe vitaminave në dietën tuaj ushqimore mund të ndihmojë  në rritjen e flokëve. Ju mund të merrni omega-3 nga peshq të yndyrshëm si salmoni,  nga arrat dhe fara si farat e linit ose farat chia. Mos harroni mjedrat si një vakt i ndërmjetëm ose bajamet  për një dozë të shpejtë të vitaminave C dhe E!