“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, ka disa kohë që më kanë dal në fytyrë puçrra me qelb. Si duhet të veproj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Përshëndetje. Në fillim pacienti mësohet se si të kujdeset për fytyrën, sepse problemi më i madh që kanë personat, që kanë akne është se i ngacmojnë ato. Apo shkojnë në vende të çuditshme dhe bejne trajtime te cuditshme , zakonisht fiks çfare sduhet, gjë që e agravon situatën. E para nuk duhen ngacmuar. Trajtimi bëhet sipas rastit. Larësi perdoret dy herë në ditë dhe merret si pjesë e trajtimit dhe jo thjesht si larës për fytyrën, i jepet trajtim topik, në sipërfaqe të lëkurës për të qetësuar pak situatën. Do t’ju këshilloja një vizitë dermatologjike për të pare gjëndjen tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.