MENU
klinika

Përgjigjet ortopedi

Kam dhimbje mesi si pasojë e ngritjes së peshave. Çfarë të bëj?

28.01.2020 - 11:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje  para ca kohësh ngrita  ca pesha dhe që atëherë kam dhimbje mesi. Çfarë të bëj?

Përgjigjet ortopedi: Pjesa më e madhe e popullatës e kanë përjetuar të paktën njëherë dhimbjen e mesit. Shkaqet e dhimbjes së mesit janë të shumta dhe të shumëllojshme. Shumë prej tyre janë vetëshkaktuese, si pasojë e mënyrës së jetesës ose zakoneve të këqija gjatë qëndrimit ulur. Për të parandaluar dhimbjen e mesit, duhet të mos nënvlerësohen disa nga rekomandimet bazë. Kështu, nëse ndieni dhimbje mesi gjatë aktivitetit fizik, ndaloni. Nëse ndieni dhimbje mesi disa ditë pas stërvitjes, bëni pushim disa ditë. Mbajeni në formë shpinën. Stërvitini dhe tërhiqini muskujt e shpinës vazhdimisht. Shmangni fjetjen me bark. Flini anash ose me kurriz dhe vendosni një jastëk nën ose midis këmbëve. Kur të ngrini diçka të rëndë, përkulni gjunjët, jo mesin. Nëse dhimbja vazhdon do ju rekomandoja një vizitë më të hollësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN