“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje kam grykësima dhe fryrje barku. Çfarë është?
Përgjigjet gastroenterologu: Nga simptomat që po më përshkruani mund të jetë gastrit. Diagnostikimi i gastritit bëhet nëpërmejt endoskopisë së stomakut së bashku me biposinë e mukozës së stomakut.Për evidentimin e infeksionit nga helikobakter pylori na vjen në ndihmë biposia e mukozës së stomakut, Breath test( testi i frymëmarrjes) etj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.