“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje jam 50 vjeç dhe kam problem variçet, më dhëmbin kur eci shumë. A ka ndonje kure?
Përgjigjet kirurgu vascular: Fatkeqësisht shfaqja e venave varikoze nuk mund të parandalohet. Në disa njerëz ato fillojnë të shfaqen që në moshë shumë të re, ndërsa tek disa më pas. Mënyrat e trajtimit, janë shumë dhe varen në radhë të parë nga vena e dëmtuar, përmasat dhe pozicioni i saj, shkalla e përhapjes dhe madhësia e variçeve. Do t’ju këshilloja një vizitë pët të pare në çfarë gjëndje janë venat, që t’ju këshillojmë edhe trajtimin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.