MENU
klinika

Përgjigjet gastroenterologu

Kam urth në stomak dhe dhimbje herë pas here. Si ta ndaloj?

20.01.2020 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

 

Pacientja: Përshëndetje kam urth në stomak dhe kam dhimbje kohë pas kohe si ta ndaloj.

Përgjigjet gastroenterologu: Urthi ndodh si pasoj e konsumit të disa ushqimeve me aciditet të lartë apo dhe vetë stomakut i cili prodhon aciditet të lartë apo çrregullimin e zbrazjes ku për pasoj ndodh dhe reflektohet ne egzofag për ta qetësuar sadopak dhimbjen ju duhet të rrini shtrirë dhe pjesën e sipërme shpatullat ti keni në nivel më lartë se barku . Duhet te vizitoheni tek mjeku per të parë nëqoftëse urthi ka shkaktuar dëmtim të mukozës dhe të cilës gradë janë ato. Do jetë e nevojshme një gastroskopi e cila do na udhëzoj më shumë drejt shkallës së këtij problem.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN