MENU
klinika

Shpopullimi i Shqipërisë

‘Kambanat e alarmit po bien’, Meta: Ky është rreziku i vërtetë rus!

14.01.2020 - 10:56

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin parashikohej se në vitin 2100 Shqipëria do të mbetet me vetëm 512 mijë persona.

Meta shkruan në “Facebook” se “kambanat e alarmit po bien”, duke e cilësuar shpopullimin e Shqipërisë si rrezikun e vërtetë rus.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”

Çështjet e nxehta që priten të shqyrtohen

Nesër mbahet seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese

Skenarët për të cilët flasin mediat vendase

Kryeministri italian Giuseppe Conte drejt dorëheqjes?

Pse disa persona nuk preken nga virusi?

Shkenca shpjegon imunitetin natyror ndaj Covid

ANALIZA/ Përballjet e PS, PD e LSI në qarqe

Cila prej skemave do të ketë sukses dhe sprova për Bashën