MENU
klinika

'Erdhi nga Shqipëria...'

Kapen 1.3 ton kokainë në Greqi, ja çfarë dyshohet

25.01.2020 - 11:15

Autoritetet greke kanë sekuestruar në një operacion të koordinuar me DEA-n amerikane 1.3 ton kokainë në Agrinjo, pranë Patras. Deri tani raportohet se janë gjashtë të arrestuar,.

Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, ndërsa theksojnë se tre nga të arrestuarit janë me origjinë shqiptare dhe pesë grekë. Po sipas medieve greke, ngarkesa me kokainë kishte mbërritur nga Shqipëria. 

Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë. Në shtator të vitit të kaluar u zbulua në portin e Pireut një tjetër sasie e madhe kokaine që ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Durrësin.