Vlora kremton me spektakël fishekzjarresh dhe një koncert festiv natën e nderrimit të viteve. Në lungomare pranë Sheshit spektakli ka startuar prej orës 23:30 minuta për të kulmuar me spektaklin e fishekzjareeve në orën 00-00.
Me numërimin mbas të kryetarit të bashkisë Dritan Leli dhe fishekzjarret Vlora ka uruar Gëzuar vitin e ri 2020.
Përshëndetja e parë pas kryetarit të bashkisë ka qënë ajo e kryetarit të Unionit të Gazetarëve të Vlorës dhe gazetarit, Enrik Mehmeti.
Gjithcka ka vijuar më pas me koncertin festiv të Vitit të Ri ndjekur nga 2 këngëtarët Fifi dhe Zerka.
Si kombinim shumë i vecantë këtë vit ishin dhe parodistët e rinj të qytetit duke u ndjekur nga një numer i madh qytetarësh në shesh.