MENU
klinika

Cilat janë dyshimet e policisë?

Kërcënimi i drejtorit të Burgjeve, dosja i kalon policisë

10.01.2020 - 12:17

Dosje penale që bën fjalë për kërcënimin me jetë të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, i është përcjellë për zbulim autori, policisë së Tiranës.

Vendimi është marrë pak kohë më parë nga prokurori i cështjes, i cili i kërkon policisë të kryejë disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personit që ka kërcënuar nëpërmjet telefonit me jetë,drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Ilsmaili. Cështja është regjistruar për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Keqpërdorim të thirrjeve telefonike”.

Një prokuror dhe dy oficerë janë angazhuar për të lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar personin që ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.

Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”. Prej disa muaj Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji “41 bis”.

Këto rregulla janë kundërshtuar shpesh herë nga të dënuarit për vepra të rënda kriminale. Ky është rasti i dytë dhe më seriozi që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij, gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti i parë është bëre nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Tashmë për rastin e dytë, kërcënimi ka mbërritur drejtpërdrejt tek Ismaili,i cili ka depozituar dhe kallëzim penal në polici.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Fajin për djegien e mandateve e marr unë, por…”

Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun!

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë