MENU
klinika

Trajneri sqaron situatën

Kërcënohet me vdekje presidenti i Marseille

16.01.2020 - 21:36

Tek Olympique Marseille situata nuk është aspak e këndshme. Kjo për shkak të vendimit të fundit të presidentit të klubit, Jacques-Henri Eyraud, për të emëruar një përgjegjës të ri për merkaton: Paul Aldridge.

Mediat raportojnë për kërcënime me vdekje të mbërritura në adresë të presidentit, të denoncuara dje në polici, ndërkohë që trajneri i skuadrës André Villas-Boas, komentoi me ftohtësi lajmin, pasi mbërritja e Aldridge mund të rrezikojë pozitat e Andoni Zubizarreta, drejtori sportiv.

“E mësova lajmin javën e kaluar nga vetë Andoni, por e di që ishte marrë si vendim që më datë 30 dhjetor. I takon presidentit të sqarojë motivet dhe situatën, por mua më çuditi dhe nuk dua të as shumë.

Ne ja dolëm të sjellim stabilitet në një prej klubeve më të çekuilibruar dhe emotiv në botë”, – deklaroi Villas-Boas, teksa raportohet se është planikuar një takim mes presidentit dhe trajnerit portugez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN