MENU
klinika

Po ju a do të guxonit?

Këtë prerje flokësh do e shihni kudo gjatë 2020-ës!

25.01.2020 - 17:53

Të gjitha ne, të paktën një herë të vetme në jetën tonë, i jemi nënshtruar tundimit për të prerë baluket.

I kemi prerë vetë, apo shoqja, motra ose, në rastin më të mirë nga parukierja e besuar, pak rëndësi ka!

Baluket janë një zakon i bukurisë që na referon menjëherë në kinema dhe në mitet e modës si Jane Birkin dhe Brigitte Bardot, tek hijeshia e këtyre divave rebele që nuk dalin kurrë nga tendenca!

Lajm i mirë është se për ato që duan ta provojnë përsëri, baluket janë rikthyer më në modë se kurrë! Sidomos gjatë pranverës së këtij viti, me shumë gjasë do i shihni kudo!

Të prera drejt, me një skaj më të gjatë, me anësore më të theksuara, me gjatësi mesatare apo të shkurtra fare, në versionin bob, zgjedhjet janë të shumta dhe të larmishme!

Ju sigurojmë që ky lloj modeli flokësh është rikthyer fuqishëm për të pushtuar look-un tuaj dhe për ta bërë atë sa më interesant, sezonin tjetër!

Këtu keni disa foto, ndaj merrni dozën e duhur të frymëzimit që ju duhet për të bërë edhe ju prerjen apo modelin që ju shkon më shumë!

A jeni gati?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Epo, s'mund të ishte më bukur

Xhemi Shehu bën ndryshimin drastik në look!