MENU
klinika

Eventi i ndarjes së çmimeve

Këtë vit shqiptarja do të jetë pjesë e Grammys

21.01.2020 - 10:15

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është një ndër emrat më të njohur të muzikës, e cila ka korrur sukses të madh dhe numëron dhjetëra hite.

Këtë vit, Bebe do të jetë pjesë e eventit të madh të ndarjes së çmimeve Grammy dhe lajmin e ka dhënë vetë në llogarinë e saj në Instagram.

E lumtur, këngëtarja ka njoftuar ndjekësit për pjesëmarrjen jo si e nominuar, por për të prezantuar dhe për të dhënë një çmim të rëndësishëm.

 

 

View this post on Instagram

 

Excited to be sharing this night with my extremely talented peers this year at the Grammys ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

“E emocionuar që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”- shkruan Bebe Rexha krahas fotos së saj në Instagram.

Ky event do të mbahet ditën e dielë, më datën 26 janar.