MENU
klinika

Vetëm 3 përbërës

Kjo përzierje zgjat qerpikët dhe parandalon këputjen e tyre!

26.01.2020 - 17:13

Disa kanë fatin t’i kenë të gjatë që nga lindja, kurse shumë të tjerë zgjedhin teknikën e extensions, por e dini që mund të keni qerpikë të gjatë dhe shprehës me vetëm tre përbërës?

Për të gjitha ato vajza dhe gra që nuk janë të kënaqura me qerpikët e tyre, kjo recetë jo vetëm do të bëjë atë ‘’mrekullinë’’ e vogël për të cilën keni nevojë, por nuk do t’ju shkundë as xhepin pasi nuk kushton fare.

Së pari na lejoni t’ju kujtojmë që qerpikët njëlloj si flokët janë të ekspozuara ndaj produkteve me përmbajtje kimike, por edhe faktorëve të jashtëm mjedisorë, prandaj nuk është aspak çudi që të bien ose këputen me lehtësisht me kalimin e kohës. Maska me vaj kokosi, vitaminë E dhe vaj ricini forcon folikulat e qerpikëve, duke i bërë të duken më të bukura dhe të shëndetshme.

PËRBËRËSIT: 3 lugë gjelle vaj kokosi, 3 lugë gjelle vaj ricini, 6 kapsula xhelatinoze vitaminë E, një enë e vogël qelqi dhe një furçë e pastër rimeli. Kjo përzierje bëhet për 5 minuta, ndaj mos hezitoni ta provoni që tani. Mjafton të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe t’i ruani në enën e qelqit. Këshillohet që  të lyeni qerpikët çdo mbrëmje me të dhe ta lini të veprojë deri të nesërmen në mëngjes.

Vaji i kokosit është një aleat i shkëlqyer për shëndetin dhe bukurinë, dhe kjo falë vlerave të shumta antibakteriale, antimykotike, antioksiduese që pengojnë veprimin e radikaleve të lira, kurse acidet yndyrore Omega 3 ushqejnë qerpikët dhe lehtësojnë zgjatjen e tyre. Nga ana tjetër vitamina E (që gjendet lehtësisht në farmaci ose dyqane kozmetike) parandalon rënien e qerpikëve falë antioksidantëve të shumtë që ka në përmbajtjen e saj. Vaji i ricinit përmban acide yndyrore Omega 6 dhe Omega 9 që përshpejtojnë rritjen e qerpikëve.