MENU
klinika

Ibrahimi shpreh shqetësimin

“KLP, SPAK jemi të nënfinancuar në mënyrë dramatike”

21.01.2020 - 17:37

Të gjithë presin rezultate konkrete nga ngritja dhe funksionimi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Por suksesi apo dështimi në punën e këtij institucioni varet nga disa faktorë.

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ngriti shqetësimin për gamën e gjerë të veprave penale në fushën e korrupsionit, gjë të cilat sipas tij nuk duhet të ishin në juridiksionin e SPAK.

Një tjetër shqetësim që ngriti Gent Ibrahimi ishte edhe mënyra e financimit të institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, KLP dhe SPAK janë të nënfinancuara, ndërsa tha se duhen me shume burime njerezore dhe resurse materiale.

“Institucionet e drejtësisë në Shqipëri pavarësisht sforcimit që është bërë në reformën në drejtësi vazhdojnë të nënfinancohen në mënyrë dramatike. Të gjithë ne, KLP, SPAK jemi të nënfinancuar në mënyrë dramatike.

Kuptohet që nuk mund të ketë rezultate pa mbështetjen e nevojshme financiare. Është një aspekt i rëndësishëm i qeverisjes së sistemit dhe aspekti tjetër është menaxhimi i burimeve njerëzore dhe resurseve materiale. Në rastin e prokurorisë në Shqipëri ka një ndarje ishullore”– u shpreh Ibrahimi.

Deklarata u bë në një konferencë rajonale të organizuar sot paradite.