MENU
klinika

Mbledhja e Ligës Profesioniste

Klubet kërcënojnë me bojkot, sytë nga…Kryeministri

24.01.2020 - 13:33

Zhvillime në futbollin shqiptar. Liga Profesioniste, e drejtuar nga presidenti Edvin Libohova, ka bërë një mbledhje sot me disa klube nga Superiorja (Tirana, Teuta, Skënderbeu, Laçit dhe Luftëtari). 

U diskutua në parim për kërkesat që kanë klubet. Libohova ka shkuar në një takim me Kryeministrin Edi Rama për të përcjellë shqetësimin e aktorëve të futbollit sa i përket ligjit të sportit.

Nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e klubeve nga Qeveria, atëherë Liga do të mblidhet sërish dhe si masë ekstreme mund të jetë bojkoti i kampionatit.

Këtë e konfirmuan pas mbledhjes edhe drejtori i Teutës, Artan Shytaj, si dhe presidenti i Laçit, Pashk Laska. Ndërkohë, drejtuesi i Ligës është besimplotë se këtë herë kërkesat që ka komuniteti i futbollit do të plotësohen.